Ballina Kulturë

Orkestra frymore e Beratit vlerësohet me çmim në Shkodër

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ – Orkestra Frymore e qytetit të Beratit, nën drejtimin e dirigjentit Fatbardh Dervishi, u vlerësua me çmimin “Pjetër Dungu”, në “Takimin ndërkombëtar të orkestrave frymore” të zhvilluar në qytetin e Shkodrës në datat 26 dhe 27 shtator.

E vlerësuar për performancën më të mirë Orkestra Frymore e Beratit, konkurroi me sukses gjatë dy netëve të festivalit.

Ndërsa me çmimin si “Instrumentisti me kontribut të vyer në vite në Orkestrën Frymore” u vlerësua klarinetisti, Nuredin Spahiu.

Në “Takimin ndërkombëtar të orkestrave frymore” në Shkodër morën pjesë Banda Frymore e bashkisë Shkodër, Banda Frymore e bashkisë Elbasan, Banda Frymore e bashkisë Durrës
Banda Frymore e bashkisë Berat, Banda Frymore e bashkisë Lezhë, Banda Frymore e bashkisë Tivat, Banda Frymore e shkollës artistike “Prenkë Jakova”.

Kjo orkestër është krijuar që në 1823-shin nga Vacisllav Panek. Në një qytet historik siç është Berati, qytetarët i gëzohen muzikës së bandës jo vetëm në koncerte. Orkestra frymore është pjesë e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore të qytetit. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParametrat e sigurisë, kontrolle intensive në Fier, 5 të arrestuar
Artikulli tjetërEnergjia, ulje rekord të humbjeve në vetëm 8 muaj