Ballina Bota

GJERMANI – Vizita e Erdoganit blindon Berlinin

BERLIN, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Berlini është blinduar nga forcat e sigurisë në ”Tegel Airport”, ku presidenti turk Recep Tajip Erdogan, ndodhet për një vizitë delikate shtetërore, theksuan autoritetet gjermane.

Pas një konflikti me Gjermaninë që ka alarmuar diplomacinë në vitet e fundit dhe ku udhëheqësi turk arriti të akuzonte qeverinë Merkel për metoda naziste dhe nuk ka kërkuar falje për këtë, Erdogani kërkon që me misionin e sotëm të afrohet jo vetëm me Gjermaninë, por edhe me Europën.

Vizita zyrtare fillon nesër me një takim dypalësh me Angela Merkel./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: Investimet e huaja me rritje në disa sektorë
Artikulli tjetërGREQI – Tërmet 5,0 ballë Rihter në brigjet e Peloponezit