Ballina Lajme nga Vendi

Dita Botërore e Turizmit, në Shqipëri u tejkalua pritshmëria

TIRANË,27 shtator /ATSH/- “Dita Botërore të Turizmit” festohet sot në të gjithë botën, si një iniciativë për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike.

Sot në Shqipëri shifrat flasin për një turizëm në rritje. Të dhënat e fundit sipas INSTAT, mbi Shqipërinë turistike për periudhën janar – gusht 2018, janë 4,397,638 vizitorë të huaj, rreth 16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017, ku u regjistruan 3,765,515 vizitorë të huaj. 

Sitet e Trashëgimisë Kulturore janë ende të hapura me orar të plotë deri më 15 tetor. Programi “Rrugët e Besimit” ofroi 10 destinacione të reja të vizitueshme në objektet e kultit të restauruara së fundmi nga Ministria e Kulturës./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Ligji i Bashës në vitin 2007 detyroi fëmijët të paguajnë biletë në autobus
Artikulli tjetërNJU JORK – Erdogan: Do ta kalojmë edhe këtë periudhë të trazuar me SHBA