Ballina Bota

VJENË – Kurz: E papranueshme të cënohet liria e medias

VJENË, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Çdo kufizim i lirisë së shtypit është i papranueshëm, sipas  kancelarit austriak, Sebastian Kurz duke iu referuar e-maileve të ministrit  të Brendshëm Austriak,  të udhëhequr nga aleatët  e FPOE, i cili ftonte policinë që të informonin në minimum “shtypin kritik”.

“Disa parti, institucione qeveritare dhe organizata kanë një përgjegjësi të lartë për një gazetari të lirë dhe të pavarur në vend,” vuri në dukje Kurz.

Ministri i Brendshëm i ekstremit të djathtë austriak, Herbert Kickl (FPO) është vënë nën shënjestrën e akuzave të opozitës për masat shtrënguese ala Viktor Orban pas udhëzimeve që synojnë për të kufizuar bashkëpunimin e policisë me mediat e cilësuara ”kritike”.

Në një e-mail të zbuluar nga media, zyra e ministrit u rekomandonte drejtorive rajonale që të kufizonin ”në minimumin ligjor” komunikimin me tre botime të cilësuara të papërshtatshme, të përditshmet ”Kurier” (e qendrës) dhe ”Standard” (qendër e majtë), si dhe të përjavshmen ”Falter” (e majtë).

Ky e-mail, vërtetësia e së cilit u konfirmua nga ministria rekomandon ndër të tjera se shtetësia dhe statusi i mundshëm i aplikantit apo përfituesit të së drejtës së azilit të specifikohet në mënyrë sistematike për të gjithë, vënë në pikëpyetje nisur nga fakte të ndryshme të raportuara në media./ /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFshiheshin në Tiranë, arrestohen dy amerikanë në kërkim
Artikulli tjetërOKB – May: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme