DAR ES SALAM, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 100 persona rezultojnë të mbytur në liqenin Viktoria të Tanzanisë dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur pas mbytjes së një anijeje, tha një zyrtar rajonal.
”Qindra të tjerë u arritën të shpëtohen”, theksoi John Mongella.
Mongella tha se operacionet u ndalën gjatë natës për shkak të errësirës.
Vlerësimet fillestare treguan se trageti kishte në bord më shumë se 300 persona gjatë udhëtimit nga Bugolorës në ishullin Ukara Island, por numri i saktë i udhëtarëve mbetet i panjohur.
”Anija u mbyt pak metra nga bregu i ishullit Ukara”, deklaroi agjencia tanzaniane që mirëmban tragetet e vendit.
Aksidentet nuk janë të rralla në liqenin Viktoria, që ndodhet në kufijtë ndërmjet Tanzanisë, Ugandës dhe Kenias./ /os/ a.jor.






















