Ballina Lajme nga Vendi

Video – Artistët e huaj “zgjojnë” malet e Kurveleshit

Posted by Auron Tare on E premte, 21 Shtator 2018

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ – Për shumë kohë një zonë e panjohur dhe e lënë në harresë, tashmë Nivica në Kurvelesh ka rifituar shkëlqimin e humbur. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, është shprehur se 22 artistë nga vende si: Spanja, Italia, Rumania dhe Turqia, të cilët do të performojnë shfaqjen e tyre teatrale në Malet e Kurveleshit.

Studiuesi Tare shprehet se gjatë kësaj jave, artistët do të interpretojnë në teatrin në sheshin e restauruar të këtij fshati. Sipas tij, kjo është një ngjarje e rrallë, pasi asnjëherë më parë në këtë zonë, nuk janë zhvilluar aktivitete të tilla.

Teatri Astragali i Leces do të performojë “Rrënojat rrethore të Borges”, rumunët do të paraqesin poetin romak Ovidi dhe spanjollët nga Universiteti i Madridit, do të interpretojnë një shfaqje me valle dhe me maska. Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme në këto zona të harruara malore, ku komuniteti pastoral nuk ka paraqitur kurrë më parë art, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTANZANI – 100 viktima pas mbytjes së një anijeje
Artikulli tjetërGjimnazistët e Devollit pastrojnë rrugën e pikës turistike të Satrivacit