TIRANË,21 shtator /ATSH – I. Vata/ – Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Presidenten e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack.
“Kënaqësi e veçantë sa herë takohem me miken time dhe të shqiptarëve, Doris Pack”, shprehet Presidenti.
Po ashtu Presidenti Meta shton se “energjia e saj e pashtershme dhe lidhja e veçantë me Shqipërinë, frymëzojnë gjithnjë për më shumë punë e bashkëpunim për ta çuar vendin përpara drejt Europës së Bashkuar”. /j.p/















