SARAJEVË, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov po zhvillon një vizitë në Bosnje-Hercegovinë, ku do të zhvillojë bisedime me politikëbërësit federalë dhe dy entitetet që përbëjnë vendin e vogël ballkanik.
Ai do të takohet me udhëheqësitit e Federatës Kroato-myslimane (BH) dhe ata të Republika Srpska (RS), në Banja Luka, pjesë e vendit me shumicë serbe.
Në Banja Luka, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të një kishe dhe të një qendre kulture serbo-ruse.
Lavrov do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Bosnje-Hercegovinë zhvillon zgjedhjet politike më 7 tetor./ /os/ a.jor.























