TIRANË, 19 shtator /ATSH/ – Rrugë të mbarë, Ambasador Lu! Me këtë mesazh Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur largimin nga vendi ynë të ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.
Në foton e publikuar nga Ambasada e SHBA tregohen disa prej arritjeve kryesore të punës së Donald Lu në Tiranë, si Dekriminalizimi dhe reforma në Drejtësi. Po ashtu në foto tregohen edhe dy fjalë të rëndësishme si, burgu dhe zgjedhje, ku një prej mesazheve të ambasadorit Lu ishte arrestimi i peshqve të mëdhenj në Shqipëri.
Në foto tregohet edhe destinacioni i ardhshëm i ambasadorit Donald Lu, Kirgistani, ku Lu do të jetë ambasador i SHBA-ve.
/gj.mima/























