Ballina Bota

SEUL – Moon: Denuklearizimi, përparësia e samitit të Phenianit

SEUL, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Çështja e denuklearizimit është një përparësi për presidentin koreano-jugor, Moon Jae-in, i cili do të udhëtojë këtë javë drejt Phenianit për samitin e tretë me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, njoftoi sot presidenca koreano-jugore.

Moon do të vizitojë të martën kryeqytetin koreano-verior, shenjë e re e përmirësimit të marrëdhënieve në gadishull, megjithëse negociatat për denuklearizimin mes Veriut dhe Uashingtonit po zvarriten.

”Ne do të ushtrojmë presion për një denuklearizim të shpejtë të Veriut dhe veprimeve reciproke nga ana e SHBA-së, me rinisjen sa më shpejt të një dialogu të sinqertë për vendosjen e marrëdhënieve të reja paqësore”, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreano-jugore, Jong-seok.

Presidenti Moon u takua me Kim dy herë brenda këtij viti dhe luajti rolin kyç të ndërmjetësimit për organizimin e një samiti historik midis Koresë së Veriut dhe presidentit amerikan,  Donald Trump në qershor në Singapor./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTarifa e “Rrugës së Kombit”, Kuçana: Qytetarët e pritën normalisht, 35 sekonda për të kaluar
Artikulli tjetërVJENË – Kick: Kontrolle që në anije për azilkërkuesit