DibërNë të gjitha shkollat e qarkut Dibër dhjetra punonjës policie që prej orës 07.00 të mëngjezit u angazhuan për të garantuar rendin dhe sigurinë në shkolla si dhe sigurinë e jetës në rrugë për nxënësit.Pranë çdo shkolle dhe çdo kryqëzimi Patrullat e Përgjithshme dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ndihmuan nxënësit për të kaluar të sigurt nga njëri krah i rrugës në tjetrin.Policia e Dibrës ju uron një vit shkollor sa më të suksesshëm.Bashkëpunoni me ne, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në shkollë e në rrugë. Telefononi Policinë tek 112 dhe ne, do jemi në çast pranë jush, dhe aty ku konstatohet paligjshmëria.Bashkë mund të bëjmë më të mirën ! Suksese!
Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Dibër on E hënë, 17 Shtator 2018
TIRANE, 17 shtator /ATSH/ -Në të gjitha shkollat e qarkut Dibër dhjetra punonjës policie që prej orës 07.00 të mëngjesit u angazhuan për të garantuar rendin dhe sigurinë në shkolla si dhe sigurinë e jetës në rrugë për nxënësit.
Pranë çdo shkolle dhe çdo kryqëzimi Patrullat e Përgjithshme dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ndihmuan nxënësit për të kaluar të sigurt nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
“Policia e Dibrës ju uron një vit shkollor sa më të suksesshëm. Bashkëpunoni me ne, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në shkollë e në rrugë. Telefononi Policinë tek 112 dhe ne, do jemi në çast pranë jush, dhe aty ku konstatohet paligjshmëria. Bashkë mund të bëjmë më të mirën”, thotë policia /e.malaj/j.p/













