LONDËR, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Britanikët janë të ndarë përsa i përket procesit mbi Brexit dhe mbi pritjet e divorcit nga Bashkimi Europian, por një shumicë e madhe mendon se qeveria e saj po i drejton keq negociatat me Brukselin.
Të këtij mendimi janë 79% e qytetarëve, në një sondazh nga kompania ‘’Sondazh ComRes’’ për llogari të BBC Radio 5.
Kontestuesit janë të gjithë kundërshtarët e Brexit, të Partisë Konservatore që në këto ditë po organizon një platformë të re ”Leave Means Leave” (”Largim Nënkupton Largim”) ku propozon alternativa, posaçërisht në çështjen e Irlandës së Veriut.
Rreth 9% e të intervistuarve janë të pavendosur./ /os/ a.jor.























