Ballina Bota

UASHINGTON – Pentagoni proteston ndaj fluturimit të dy bombarduesve rusë pranë SHBA-së

UASHINGTON, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Pentagoni protestoi sot kundër fluturimit në zonën ajrore të mbrojtjes amerikano-veriore të dy bombarduesve ruse një ditë më parë, duke vlerësuar se ata nuk po fluturonin në kuadër të manovrave ushtarake ruse “Vostok-2018”.

Dy bombardues rusë u interceptuan nga avionët luftarakë amerikanë të martën në mbrëmje në hapësirën ajrore ndërkombëtare që ndodhet në perëndim të Alaskës, që i shoqëruan deri sa ata dolën nga zona që identifikohet si hapësira ajrore mbrojtëse amerikano-veriore.

“Dy avionët bombardues strategjikë me helika model Tu-95 Bear, të shoqëruar nga dy avionë luftarakë ruse Su-35, u identifikuan vizualisht dhe interceptuar nga dy avionë luftarakë F-22 në Norad, që ndodhet në Alaskë”, theksoi të mërkurën komanda e sigurisë ajrore e SHBA-së dhe Kanadasë (NORAD) në një komunikatë.

“Avionët ruse qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe në asnjë çast nuk hynë në hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze”, shtoi NORAD që mbikëqyr hapësirën ajrore të SHBA-së dhe Kanadasë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgroturizëm – Programit 100+ i shtohen fshatra të rinj dhe tri fusha specifike
Artikulli tjetër5 banka financojnë të interesuarit e programit “100+ fshatrat”