Ballina Bota

HAPËSIRË – Space X: Kemi gati pasagjerin e parë në botë për në Hënë

UASHINGTON, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Programi hapësinor, Space X tha se kishte nënshkruar me pasagjerin e parë privat në botë për të fluturuar rreth Hënës.

Fluturimi në raketën ”Big Falcon” (BFR) do të ishte “një hap i rëndësishëm drejt mundësisë për qasje për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë, tha kompania në Twitter.

“Vetëm në Hënë kanë qenë vetëm 24 njerëz në histori, askush nuk ka e vizituar që nga misioni i fundit Apollo në vitin 1972, dhe më shumë detaje do të bëhen të disponueshme të hënën’’, theksoi ajo.

Kompania njoftoi planet për të dërguar dy pasagjerë privatë rreth Hënës në shkurt 2017, me ngritje të planifikuar për këtë vit. Sidoqoftë udhëtarët nuk u përmendën kurrë dhe fluturimi ende nuk ka ndodhur./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUdhëtimi fantastik i 2500 të rinjve nga gjithë Shqipëria mes artit dhe kulturës
Artikulli tjetërReforma e vlerësimit të nxënësve, risi transparente dhe e besueshme