Ballina Kryesore

Rama: “AIR ALBANIA”, krenaria e madhe kombëtare

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/569757146775912/

TIRANË, 14 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Synimi ynë dhe ambicia ime është që “AIR ALBANIA” të mund t’i çojë shqiptarët sa më larg dhe ndërkohë t’i ndërlidhë ata sa më shumë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë shqiptare “AIR ALBANIA”.

Kryeministri Rama e konsideroi një emocion tejet të veçantë, ndërsa theksoi se sot përmbushim një zotim dhënë bashkëqytetarëve tanë.

“Sot përmbushim një ëndërr të kahershme, që dukej e pamundur për vite e vite të tëra, kompaninë ajrore të flamurit kuqezi Air Albania”, – tha Rama.

Sipas tij, “kjo është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim, që do të jetë i gjatë dhe jo i lehtë”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSHEE vijon “pastrimin” e rrjetit elektrik
Artikulli tjetërMuzeu Historik Kombëtar nis ciklin e koncerteve Recitale-Solistike