ROMË – Oettinger: Ndihmë financiare për vendet e para në linjë për migrantët

ROMË, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Për t’i bërë përballë fenomenit migrator duhet të bëjmë më shumë përpjekje, theksoi komisioneri i BE-së për Buxhetin, Ghuenter Oettinger në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mbi një kuadër të ri financiar për periudhën 2021-2027.

”Mikpritja është një sfidë europiane. Kjo çështje nuk ka të bëjë me një shtet të vetëm”, deklaroi Oettinger.

”Duhet të ndihmojmë më shumë, edhe financiarisht, vendet që janë të prekura më së shumti, që do të thotë vendet që janë në linjën e parë të pritjes së migrantëve”, shtoi Oettinger duke theksuar domosdoshmërinë e një solidariteti./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.