NJU DELHI, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 55 veta humbën jetën sot, kur një autobus ra në një grykë në një rajon kodrinor në jug të Indisë, thanë zyrtarët.
Autobusi kishte në bord rreth 70 njerëz kur u kthye jashtë rrugës në zonën e Jagtial, të shtetit Telangana.
“Autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua rreth 20 metra në një grykë. Të paktën 55 vetë kanë vdekur, ndërsa 20-25 persona janë dërguar në spitale të ndryshme”, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Autobusi ishte në pronësi të Autoritetit Shtetëror të Rrugëve. Shoferi ishte në mesin e të lënduarve. Disa nga viktimat ishin pelegrinë që ktheheshin nga një vend i shenjtë lokal hindu./ /os/ a.jor.






















