TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Bashkia e Fierit është e para që merr nismën për të rimbursuar librat edhe për klasat e pesta.
Në vijim të vendimit të qeverisë për shpërndarjen e librave falas për nxënësit e klasës së parë deri në të katërt, Bashkia e Fierit mori vendimin e rëndësishëm për të shpërndarë libra falas edhe për klasat e pesta.
Pas publikimit të vendimit të qeverisë së librat do të ishin falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën, kreu i Bashkisë së Fierit, Armado Subashi ka dhënë një tjetër lajm të mirë.
Rreth 1400 nxënës të klasave të pesta do të pajisen me tekste shkollorë falas në përdorim dhe kjo falë një nisme të ndërmarrë nga bashkia e Fierit. /m.m/














