TOKIO, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Hokkaido, ndërsa operacionet e ndihmës vazhdojnë pas tërmetit me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter që tronditi ishullin në Japoninë Veriore ditën e mërkurë, sipas shtypit vendas.
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, numri i viktimave arriti në 16, dhe 26 persona rezultojnë të humbur.
Shumë tronditje të tjera u ndien gjatë natës, rreth 93 sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, e cila parashikon një tjetër tërmet intensiv deri në nivelin 7,0 ballë javën e ardhshme.
Aeroporti i Sapporos u rihap gjithashtu filluan edhe linjat e trenave super të shpejtë të Shinkansen./ /os/ a.jor.






















