Ballina Ekonomi

Kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe, miratohen elementët e sigurisë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ – Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhe me vlerë 10000 lekë, e cila do të shërbejë si mjet pagese vetëm në vitin 2020.

Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futet në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikqyrës i BSH-së miratoi vendimin për vizatimin e tematikës dhe listës së elementeve të sigurisë për kartëmonedhën me prerje prej 10000 lekësh.

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.

Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si Himni i Flamurit “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.  /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron pret Merkel përpara samitit të BE-së
Artikulli tjetërShërbimi social, të moshuarit i rikthehet shikimi pas ndërhyrjes së mjekëve