Ballina Lajme nga Vendi

Dybala te Real Madrid për 180 milionë euro?

TIRANË, 30 Gusht /ATSH/ – Vetëm 48 orë nga mbyllja e merkatos në La Liga në Argjentinë është përhapur me shpejtësi lajmi se Reali i Madridit do të mbyllë marrëveshjen me Juventusin për transferimin e Dybala për 180 milionë euro.

Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. Lajmi është publikuar nga një gazetar në profilin e tij në rrjetet sociale, i cili ka punuar për seksionin e Real Madrid në “Diario Ole”.

Por në Itali është përgënjeshtruar deri diku ky informacion, pasi rezulton se gazetari nuk punon për median e mësipërme dhe nga këtu janë hedhur dyshimet e para.

Gazetari shkruan se gjithçka do të mbyllet në orët e fundit të merkatos dhe sulmuesi argjentinas do të thyej rekordet me transferimin e tij me 180 milionë euro plus 16 milionë bonuse. Për të mësuar nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë nuk na duhet të presim më shumë se 48 orë.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni paralajmëron Indinë për blerjen e sistemeve antiajrore ruse