Ballina Bota

BOSNJE – Tre tërmete tronditin vendin e vogël ballkanik

BEOGRAD, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Tre tërmete të intensiteti mesatar u regjistruan  mëngjesin e sotëm në Bosnje-Hercegovinë duke ngjallur frikë në qendra të shumta të bregdetit të Dalmacisë, sipas shtypit vendas.

Tërmeti i parë me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter ra në orën 05:33 me epiqendër 19 kilometra në perëndim të Glamocit, në Bosnjen Perëndimore, ndërsa i dyti (3,1) ndodhi  12 minuta më vonë me epiqendër në të njëjtën zonë, ndërsa i treti (3,3) u  regjistruar në orën 05:51.

Sipas medias kroate goditjet u ndjenë edhe në Split dhe në afërsi të bregdetit dalmat.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi: Në 5 vite, dyfishuam numrin e turistëve të huaj
Artikulli tjetërÇdo 146 turistë që hyjnë në Shqipëri, krijojnë një vend të ri pune