Kupa e Shqipërisë/ FSHF publikon, datat, turet dhe çiftet

TIRANË, 29 Gusht  /ATSH/ -Përcaktohet skema, datat dhe çiftet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019.

Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar sot të gjitha turet përkatëse, deri në finale e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Takimet e turit të parë do të luhen në datat 12 dhe 26 shtator.  Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, sipas skemës përkatëse.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen respektivisht në datat 24.04.2019 dhe 08.05.2019.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datë 30.05.2019.

Më poshtë do të gjeni të plotë e të detajuar skemën përkatëse.

Turi I Paraeliminator   (Data 02.09.2018)

Grupi A                                                     Grupi B

A1 (Veleciku-Klosi)                                    B1 (Elbasani-Oriku)

Turi i Parë (1/16)

Data 12.09.2018 dhe  26.09.2018

Grupi A                                                     Grupi B

Fit. çifti A1-Skenderbeu (A1)          Fit.çifti B1-Kukesi (B1)

Vora-Luftetari (A2)                          Naftetari-Laci (B2)

Terbuni-Partizani (A3)                     Shkumbini-Flamurtari (B3)

Besa-Kamza (A4)                             Turbina-Teuta (B4)

Burreli-Vllaznia (A5)                       Shenkolli-Lushnja (B5)

Korabi-Kastrioti (A6)                       Iliria-Tirana (B6)

Dinamo-Egnatia (A7)                       Tomorri-Bylis (B7)

Beslidhja-Erzeni (A8)                       Pogradeci-Apolonia (B8)

 

Turi i Dytë Eliminator (1/8)

Data 23.01.2019  dhe  06.02.2019

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas

skemës së mëposhtme:

Grupi A                                                    Grupi B

A8 – A1 (C1)                                         B8 – B1 (T1)

A7 – A2 (C2)                                         B7 – B2 (T2)

A6 – A3 (C3)                                         B6 – B3 (T3)

A5 – A4 (C4)                                         B5 – B4 (T4)

Turi i Tretë Eliminator (1/4)

Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019

Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas

skemës së mëposhtme:

Grupi A                                            Grupi B

C4 – C1                                               T4 – T1

C3 – C2                                               T3 – T2

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale)

Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.