Ballina Bota

RUSI – Opozitari Alexeï Navalny dënohet me 30 ditë burg

MOSKË, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Kundërshtari kyesor i Kremlinit, Alexeï Navalny u dënua sot në Moskë me 30 ditë burg për protestë pa leje në muajin janar, kur na ndajnë vetëm dy javë nga një valë protestash të njoftuara kundër projekt-reformës së pensioneve.

”Navalny u shpall fajtor për shkelje të ligjit bazuar në nenin 20.2 të Kodit Penal (shkelje të përsëritur të dispozitave për organizimin e protestave publike) dhe u dënua me 30 ditë burg”, deklaroi gjyqtari Alexeï Stekliev.

Të shtunën, opozitari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Moskë dhe u shoqërua në një postë të policisë, më pas në spital, për një frakturë të gishtit në momentin e arrestimit.

‘’Kjo është një procedurë e çuditshme me një synim, për të më penguar të marrë pjesë në përgatitjet e valës së protestave në rang kombëtar kundër rritjes së moshës së daljes në pension’’, u mbrojt Navalny gjatë seacës dëgjimore./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKE: Prishtina dhe Beogradi, përgjegjëse për përmbajtjen e marrëveshjes
Artikulli tjetërPërurohet kompleksi i ri sportiv “Football Republic” në Petrelë