Ballina Bota

SHBA – Trump akuzon rrjetet sociale për anshmëri. Fake News ?

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Donald Trump është i bindur.  Rrjetet shoqërore po i mbyllin gojën miliona zërave konservatorë duke ia përcjellë këtë mesazh 54 milionë abonentëve në … Twitter, megjithëse ekspertët theksojnë se ka pak prova për këto akuza.

Të premten sërish presidenti amerikan postoi një mesazh mbi këtë temë. Gjigantët e rrjeteve sociale po i mbyllin gojën miliona personave. Njerëzit kanë të drejtë të vendosin se cfarë ështe e vërtetë dhe cfarë është e gabuar, pa censurë.

Disa ditë më pare ai i ngarkoi përgjegjësinë rrjeteve sociale, totalisht të deformuara kundrejt zërave republikanë/konservatorë dhe paralajmëroi se nuk do të tregohej indiferent.

Twitter 335 milionë përdorues të rregullt dhe Facebook 2,23 miliardë mohojnë çdo favorizim politik në menaxhimin e platformës së tyre, dhe disa studime tregojnë se konservatorët po shënojnë rritje ndryshme siç shfaqet nga rrjetet sociale./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI- Opozita :Raporti i “Kathimerini” dëshmon se qeveria është treguar cinike dhe e paaftë
Artikulli tjetërFRANCË – Wauquiez: Imigracioni masiv, një kërcënim për civilizimin evropian