PRISHTINË, 25 gusht/ATSH/ – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përkujtoi sot një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jasharin, i cili ra heroikisht njëzet vjet më parë.
“Njëzet vjet më parë në rezistencë të drejtpërdrejtë me forcat ushtarake dhe policore serbe ra Ismet Jashari – ‘Kumanova’, njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ismet Jashari dhe shumë bashkëluftëtarë tjerë dëshmuan më së miri për përmasat kombëtare të luftës sonë të drejtë: në të u përfshinë atdhetarë nga gjithë trojet shqiptare dhe nga diaspora, duke dhënë gjithçka materiale, deri tek aktet sublime, rëniet në altarin e lirisë”, u shpreh Thaçi. /k.s/r.e/





















