Ballina Bota

SPANJË – Pedro Sanchez nis një tur vizitash në Amerikën Latine

MADRID, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Kreu i ri i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez do të nisë të hënën në Kili turin e parë të vizitave në Amerikën Latine, përfshirë Bolivinë, Kolumbinë dhe Kosta Rikën, njoftuan shërbimet e tij të premten.

Në krye të qeverisë spanjolle për më pak se tre muaj, socialisti Pedro Sanchez do të takohet me secilin nga udhëheqësit e katër vendeve.

Sipas agjendës së tij zyrtare, ai do të takohet të hënën në mbrëmje me presidentin kilian, Sebastian Piñera, i cili ka marrë detyrën vetëm pesë muaj më pare, i cili drejtoi Kilin nga viti 2010 deri në 2014./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Një marrëveshje tregtare me Meksikën mund të arrihet së shpejti
Artikulli tjetërPunohet për restaurimin e kishës së Shën Kollit në Sarandë