Ballina Kosova

Moti në Kosovë me diell, temperaturat deri 31 gradë celsius

PRISHTINË, 25 gusht/ATSH/- Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius, kurse e diela do të jetë me shi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Situata sinoptike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe ditën e shtunë, ndërsa ditën e dielë do të ketë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe ulje të lehta të temperaturave në  vlerat maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat pasdite do të jenë në  zhvillim e sipër dhe si të tilla do të mundësojnë që në shumë territore të vendit të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBAN – ”Human Rights Watch” (HRW) i bën thirrje ISIS-it për lirimin e pengjeve në Siri
Artikulli tjetërSezoni turistik, Policia e Shtetit forca shtesë për akset me trafik të rënduar