Ballina Bota

BERLIN – Një rus arrestohet me dyshimin për sulme terroriste

BERLIN, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Një 31-vjeçar islamik rus u arrestua në Berlin pasi dyshohej se po përgatiste sulme terroriste, sipas autoriteteve.

Prokurorët federalë dyshojnë për komplotimin e një akti serioz dhune dhe mbledhjen e një sasie të madhe TATP-i, një lloj eksplozivi.

Hetuesit kontrolluan shtëpinë e të riut, i identifikuar vetëm si Magomed-Ali C, në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, për të kërkuar materiale shpërthyese, por nuk gjetën gjë.

Arrestimi i Magomed Ali C u parapri nga hetimet e autoriteteve franceze të zbatimit të ligjit për një njeri me emrin Clement B, i cili u arrestua në prill 2017 në Marsejë.

Çifti thuhet se kishte planifikuar një sulm të përbashkët në Gjermani, por ishte zbuluar nga policia. Përveç kësaj, Clement B komplotoi një sulm në Francë me një burrë tjetër, i cili gjithashtu është arrestuar./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Viktimave të Komunizmit, ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar
Artikulli tjetërUKRAINË – Pesë ushtarë vriten në lindje të vendit