Ballina Ekonomi

Pas 10 vitesh mungese, rikthehet energjia në Teqenë e Luftinjës

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Pas 10 vitesh mungese energjie Teqeja e Baba Isufit, në Luftinjë, Tepelenë, do të furnizohet tani normalisht me energji elektrike.

Lajmin e bëri të ditur OSHEE, bashkë me urimin për festën e Kurban Bajramit.

“Pas 10 vitesh u sistemua rrjeti dhe Teqeja mori energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

OSHEE vijon të shprehet e angazhuar për të vijuar punën në terren si dhe investimet për përmirësimin e rrjetit.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi “AJO” i regjisores More Raça fiton të drejtën për aplikim në OSCAR
Artikulli tjetër“Eagles” tejkalon Michael Jackson, albumi “Greatest Hits” më i shituri në SHBA