Ballina Bota

ITALI – Salvini kërcënon sërish me kthimin e emigrantëve në Libi

ROMË, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e cila nuk është lejuar për të zbarkuar.

”Ose Europa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën’’, ishte një postim në Twitter i Salvinit i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Ligës (ekstremi i djathtë).

”Italia e  ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër”, përfundoi Salvini.

Rreth 170 migrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane ”Diciotti” e ankoruar në  portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike” e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime
Artikulli tjetërFUTBOLL- Lojtari i “Ajaksit” zgjohet nga koma pas 1 viti