Ballina Bota

AUSTRALI – Zgjidhet senatorja e parë myslimane

KANBERRA, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Senatorja e parë myslimane në Australi u betua sot në Parlament, vetëm një javë pasi një senator i ekstremit të djathtë bëri një deklaratë të zjarrtë duke bërë thirrje për të ndaluar migrantët myslimanë në vend.

“Një nder që sapo u betova në Senat! E emocionuar që fillova të punojë me kolegët e mi të gjelbër”, shkruan në Twitter senatorja e partisë së Gjelbër, Mehreen Faruqi pasi u bë pjesë e Dhomës së Lartë.

Javën e kaluar, senatori Fraser Anning u dënua gjerësisht pasi bëri thirrje për një “zgjidhje përfundimtare të problemit të imigrantëve duke i dhënë fund migracionit të myslimanëve drejt Australisë në fjalimin e tij të parë në Parlament”.

“Zgjidhja përfundimtare për problemin e imigracionit është normalisht një votë popullore”, tha Anning, duke përdorur shprehjen “zgjidhje përfundimtare”, që u përdor në planin e Gjermanisë naziste për të vrarë në masë hebrenjtë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet rriten me 5.4%, pranë mesatares historike të dy viteve të fundit
Artikulli tjetërMuzetë e Beratit, atraksioni i turistëve të huaj në këtë sezon veror