Ballina SPORT

FUTBOLL – Subashiç njofton largimin nga kombëtarja kroate

ZAGREB, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Portieri i kombëtares kroate të futbollit, Danijel Subashiç, nënkampion bote, njoftoi sot tërheqjen e tij nga kombëtarja, në moshën 33-vjeçare, një ditë pasi u tërhoq Mario Manxukiç.

“Koha ka ardhur pas 10 vitesh në radhët e kombëtares që t’i them lamtumirë fanellës më të çmuar”, shkruan portieri në një letër të hapur të publikuar sot nga Federata Kroate e Futbollit.

“E kam marrë këtë vendim shumë më parë nga Botërori sepse ëndrra ime ishte që të mbyllja karrierën time me kombëtaren gjatë këtij kampionati. Ajo në Rusi ishte faqja më emocionuese e karrierës sime (…) faleminderit të gjithëve”, shtoi portieri i Monakos.

Subashiç filloi karrierën e tij me kombëtaren në vitin 2009.

I lënë në stol për një kohë të gjatë nga portieri kryesor Stipe Pletikosa, ai u bë titullar duke filluar nga viti 2014, derisa u bë një prej heronjve të ”epopesë” në Rusi, ku ky grup arriti rezultatin më të mirë në historinë e Kroacisë./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Bylisi, ballkoni panoramik ku shihet gjysma e territorit të Shqipërisë
Artikulli tjetërATHINË – Kotzias: Diplomacia fituesja e madhe në çështjen e lirimit të ushtarëve grekë