ATHINË – Kotzias: Diplomacia fituesja e madhe në çështjen e lirimit të ushtarëve grekë

ATHINË, 15 gusht /ATSH-ANA/ – Është një gëzim i madh që Angelos dhe Dimitris (ushtarët e liruar grekë nga autoritetet turke – shën. i përkth.) janë të lirë, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

”Ne i mirëpresim ata në Greqi”, shtoi ai në Twitter.

Ai përgëzoi ambasadorin dhe diplomatët grekë në Turqi dhe falënderoi ata që ndihmuan nga pala turke.

“Diplomacia është fituesja e madhe”, tha Kotzias duke iu referuar lirimit të dy ushtarakëve grekë dje nga burgu turk i Edirnesë./  /a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.