TIRANË, 13 gusht/ATSH/ – Zëvendësshefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, pranë ambasadës amerikane në Tiranë, Lucija Straley ka përshëndetur njëmbëdhjetë pjesëmarrësit nga Shqipëria në programin “Shkëmbim dhe Studim për të Rinjtë” (“YES”).
Lucija Straley i ka uruar suksese në aventurat e tyre në Shtetet e Bashkuara, të gjithë të rinjve që do të marrin pjesë dhe do të përfitojnë nga kjo eksperiencë.
“Ky do të jetë një vit i veçantë për ju, do të jetoni dhe studioni në një vend të ri, do të takoni shokë të rinj, do të zbuloni një kulturë të re dhe do të ndani me ta kulturën tuaj”, -ka thënë ajo.
z.tosku/r.e/





















