GJERMANI – Gjykata e Mynihut: Shefi i “Audi” qëndron në burg deri në përfundim të çështjes

MYNIH, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Drejtori ekzekutiv i prodhuesit gjermant të automjeteve “Audi” do të qëndrojë në paraburgim pasi gjykata e Mynihut hodhi poshtë apelimin kundër arrestimit të tij, njoftoi sot një zëdhënëse e gjykatës.

“Rupert Stadler dyshohet se ka mbyllur sytë në lidhje me shitjen e automjeteve me motorë diezel të manipuluar”, deklaroi zëdhënësja.

Rupert Stadler u arrestua tetë javë më parë në qytetin jugor të Gjermanisë, Ingolstadt dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në paraburgim.

Bordi bikëqyrës i “Audi” dhe “Volkswagen” e shkarkoi Stadler nga funksionet e tij si shef ekzekutiv deri sa kjo çështje të përfundojë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.