Ballina Kulturë

Muzeu i Kastriotëve, itinerari më i ri turistik

Muzeu i Kastriotëve, itinerari më i ri turistik

Muzeu i Kastriotëve, itinerari më i ri turistikhttp://ata.gov.al/2018/08/09/muzeu-i-kastrioteve-itinerari-me-i-ri-turistik/Muzeu i Kastriotëve, itenerari më i ri turistik, mirëpret të gjithë vizitorët pasi përfundoi restaurimi të rikthehen sërisht në Sinë, për të hapur dyert e Muzeut më të ri, në rrethin e Dibrës, për të mësuar më shumë rreth historisë. Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 9 Gusht 2018

TIRANË,9 gusht /ATSH/ – Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, u bë i mundur restaurimi i Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Muzeu i Kastriotëve, itenerari më i ri turistik, mirëpret të gjithë vizitorët pasi përfundoi restaurimi të rikthehen sërisht në Sinë, për të hapur dyert e Muzeut më të ri, në rrethin e Dibrës, për të mësuar më shumë rreth historisë.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë resaturuar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArsyet pse gratë japoneze duken më të reja dhe plaken më ngadalë
Artikulli tjetërAKU bllokon një ngarkesë prej 27 ton miell gruri, pa dokumentacion sigurie