Ballina Ekonomi

Përfundojnë punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, përfitojnë 5,000 banorë

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Në rrugën “Lalez-Bize_Drac”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e saj.

Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës.

Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti.

Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTreguesit e 6-mujorit, OSHEE: Arkëtimet arrijnë në 33.4 miliardë Lekë
Artikulli tjetërThaçi: Jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohje reciproke