AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/7/2018

SINGAPOR (Singapor) – Ceremonia e hapjes së takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Asean, që do të vijojë nga takimet me homologët e tyre të Japonisë, Rusisë, Kinës dhe Zelandës së Re.

PARIS (Francë) – Vizitë në Paris e ministrit britanik për Brexit, Dominic Raab. Takim me ministren e ngarkuar të Çështjeve Europiane, Nathalie Loiseau 09H30 (PHOTO)​

MADRID (Spanjë) – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez takohet me kreun e partisë të opozitës, PPE Pablo Casado në pallatin Moncloa.

HONOLULU (SHBA) – Mike Pence, zëvendëspresidenti amerikan drejton një ceremoni për pritjen e trupave të ushtarëve amerikanë të rënë gjatë luftës së Koreve.

UASHINGTON (SHBA) – Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan, zhvillon një konferencë të organizuar nga faqja informative, Axios.

JERUZALEM – Gay pride në Jeruzalem nën tension të lartë./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.