Ballina Kosova

Kosovë- Moti i keq në Gjilan, komuna merr masa

PRISHTINË, 1 gusht/ATSH/.- Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të forta gjatë ditëve të fundit në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët kanë ndërhyrë në disa pjesë të qytetit dhe në fshatra, duke i dalë në ndihmë banorëve.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka njoftuar se “bashkë me Shërbimin e Zjarrfikësve, kanë dalë menjëherë në terren, duke iu dalë në ndihmë banorëve të cilët janë prekur nga vërshimet në Gadish, Lagjen e Vishnjeve, dhe në pjesën hyrëse të fshatit Malishevë, si dhe kanë ndërhyrë pas dëmtimit të çative të tri shtëpive”.

Spahiu ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, përveç atyre materiale, vlera e të cilave akoma nuk dihet.

Spahiu i bëri apel qytetarëve që për çdo problem të kontaktojnë numrat e emergjencave, 112 dhe 193, si dhe kërkoi nga ata që në rastet kur paraqiten erëra të forta të kenë kujdes gjatë lëvizjes./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunët e shtëpisë, arsyeja e papunësisë së 32% të grave krahasuar me 2% të burrave
Artikulli tjetërRrjet i muzeve historik që do të lidhë Tiranën me Barin dhe Salenton