Ballina Bota

SERBI – Vritet Dragoslav Ognjanoviç, një ish-avokat i Millosheviçit

BEOGRAD, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Një avokat serb i quajtur, Dragoslav Ognjanoviç një nga avokatët mbrojtës të ish-presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviç, i gjykuar për krime lufte u vra në Beograd, njoftoi policia.

Avokati 56 vjeçar i cili u vra të shtunën të mbrëmje, ishte gjithashtu avokati mbrojtës i një anëtari të rëndësishëm që ushtronte aktivitet në Serbi dhe në Malin e Zi, Luka Bojoviç, sipas medias serbe.

Një zyrtar i policisë serbe, Dejan Kovaceviç deklaroi se policia është vënë në kërkim të personit i cili vrau avokatin Dragoslav Ognjanovic dhe plagosi në krah djalin e tij, 26 vjeçar.

Policia ende nuk ka prova për të bërë një lidhje midis vrasjes dhe statusit të tij si ish-avokati i Millosheviçit apo avokatit mbrojtës të Luka Bojoviç, i cili sipas së përditshmes serbe, ”Vecernje Novosti”, po vuan në Spanjë një dënim me 18 vite burg për zotërim armësh.

Bojoviç, sipas kësaj gazete, është një nga figurat kryesore të një prej dy klaneve me origjinë nga Kotorri në Mal të Zi, të cilët prej disa vitesh janë në një konflikt të vazhdueshëm të armatosur në Serbi dhe në Mal të Zi. Nga ky konflikt janë regjistruar disa të vdekur./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – RSF: Ngacmimi kibernetik fenomen botëror, gratë në shënjestër
Artikulli tjetërNga zyrat e punës, 579 të punësuar brenda 1 jave