Ballina Bota

SOFT NEWS – Ed Sheeran hap Instagram edhe për… macet!

LONDËR, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Këngëtari britanik, Ed Sheeran hapi një llogari në Insagram për të treguar jetën e përditshme të dy maceve të tij, Calippo dhe Dorito, që numëron tashmë rreth 120 000 ndjekës, disa orë pas fillimit të rrjetit social.

“Macet e mia kanë hapur llogarinë e tyre në Instagram. Ndiqni jetën e tyre të përditshme në @thewibbles”, shkruan ylli i popit në një mesazh të dërguar në llogarinë e tij Instagram me rreth 24,5 milionë ndjekës.

”Llogaria numëron vetëm tri foto për momentin. Njëra tregon dy macet e vogla përkrah me legjendën “Dumb and Dumber”, një tjetër në vaksë në momentin e banjos.

Ed Sheeran njihet për pasionin e tij për macet dhe një statujë e këngëtarit, e realizuar nga muzeu Madame Tussauds u zbulua në qershor në “Lady Dinah”, një “kafe për macet” londineze./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu vijon të godasë korrupsionin në drejtësi, opozita hidhet përpjetë
Artikulli tjetër​Haradinaj propozon ngritjen e shtatores për Demaçin