Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër, rikonstruktohet rruga “Qyteza e Gajtanit”

TIRANË, 27 Korrik /ATSH/ -Rruga “Qyteza e Gajtanit” në qytetin e Shkodrës është në prag të mbylljes së punimeve.

Rrugës i është hedhur edhe shtresa e dytë e asfaltit, proces që përfundoi dje, bën të ditur Bashkia e Shkodrës, e cila ka publikuar edhe një video nga punimet në këtë rrugë.

“Qyteza e Gajtanit”, është një rrugë me gjatësi 390 ml dhe me një shtresë asfaltike 975 m2.

Si të gjitha investimet e tjera të Bashkisë së Shkodrës, është punuar për infrastrukturën nëntokësore si dhe për kanalizimet e ujit të pijshëm.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Skyscanner”: Saranda një ndër plazhet e fshehura ku mund të arratiseni këtë verë
Artikulli tjetërViti i ri akademik, Koni: Miratuam 6211 kuota, tarifat nga 250-400 mijë lekë