AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2018

LA PAZ – Eklipsi i hënës, i dukshëm nga lindja e Amerikës Latine në perëndim të Australisë, më i gjati i këtij shekulli.

SEUL (Kore e Jugut) – Koreja e Veriut fillon kthimin e trupave të ushtarëve amerikanë.

PNOM PEN (Kamboxhia) – Përfundon fushatën për zgjedhjet legjislative shumë të kundërshtuara për shkak të shpërbërjes së partisë kryesore të opozitës dhe arrestimit të shefit të saj për spiunazh në favor të Uashingtonit.

AMSTERDAM (Holandë) – Konferenca e 22-të ndërkombëtare për HIV-AIDS për stimulimin e kërkimeve.

AMSTERDAM (Holandë) – Bill Clinton flet gjatë ditës së fundit të Konferencës Ndërkombëtare për SIDA-n për çështjen e tuberkulozit dhe VIH.

SALZBURG (Austri) – Kryeministrja britanike, Theresa May fton kancelarin, Sebastian Kurz në festivalin e muzikës të Salzburgut.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara debat për krizën humanitare në Siri.

UASHINGTON (SHBA) – Një delegacion i Meksikës ndodhet në Uashington për t’u takuar me zyrtarët e lartë amerikanë në kuadër të rinegocimit të traktatit të tregtisë së lirë amerikano-veriore.

JOHANESBURG (Afrikë e Jugut) – Samit i Brics (Brazil, Indi, Rusi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) në sfondin e krizës tregtare të nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.