Ballina Ekonomi

AKU bllokon thertoret ilegale në Përmet dhe Burrel

TIRANË, 27 korrik /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik, ka bllokuar thertoret ilegale në Përmet dhe Burrel.
AKU bën të ditur se ka konfiskuar në këto therrtore 331 kg mish që tregtohej në kushte të rënda higjeno – sanitare, ku kryheshin aktivitetet ilegale.
Konkretisht, në Përmet u kap në flagrancë dhe ju vendos masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë, shtetasi, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij) dhe këtij të fundit i’u konfiskua sasia e mishit të gjetur prej 21 kg si si ju bllokua aktiviteti.

Ndërsa, trupa inspektuese e AKU-së , Dibër ka konstatuar se shtetasi Ilir Lleshi therte në mënyrë të jashtëligjshme produktin mish. Në momentin e kontrrollit u konstatua produkti mish pa vulë si dhe të pa shoqëruar me certifikatë veterinare. Këtij subjekti i’u bllokua 310 kg mish përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krere gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës dhe u morën masat administrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
AKU i bën apel konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët, thuhet në njoftimin e AKU-së. e.xh/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Kalendari Pirelli 2019 frymëzohet nga “Liza në Botën e Çudirave”
Artikulli tjetërLigji i Magjistraturës, Basha: Të zbatohen 7 pikat e opozitës