Ballina Bota

SEUL – Pheniani riatdheson trupat e ushtarëve amerikanë

SEUL, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Pheniani do të riatdhesojë nesër trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës së Koresë, njoftoi sot agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” duke nisur një proces të vendosur gjatë samitit historik mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Kthimi i trupave të ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 1950-1953 bën pjesë në marrëveshjen e nënshkruar më 12 qershor nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un.

Riatdhesimi i parë do të bëhet të premten, me rastin e 65-vjetorit të armëpushimit që i dha fund luftës”, njoftoi “Yonhap” duke cituar burime diplomatike.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane refuzoi të bënte komente lidhur me këtë informacion.

Sekretari amerikan, Mike Pompeo kishte theksuar javën e kaluar se riatdhesimet do të fillojnë në të ardhmen, por nuk kishte konfirmuar informacionet e shtypit për transferimin e 55 trupave./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancimi në bujqësi, gjeneron zhvillim të këtij sektori
Artikulli tjetërSHBA – Mnuchin : Asnjë progres në negociatat tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit