BERLIN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi parë se nëse Europa është e bashkuar, atëhere ajo ka peshë, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në lidhje me takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Bashkimit Europian, Juncker ka lënë të kuptojë se nuk kanë rëndësi germat e mëdha në Twitter (Trump shkruan me germa të mëdha në Twitter – shën. përkth.), por zgjidhjet e dobishme në interes të dy vendeve.
Presidenti i Konfederatës së Industrisë së Gjermanisë, Dieter Kempf, ka deklaruar se “spiralja e vendeve të tregtisë transatlantike’’ në këtë moment është ndalur.
‘’Gatishmëria e SHBA-së dhe BE-së për trajtimin dhe zvogëlimin e barrierave transatlantike është një shenjë e rëndësishme zbutjeje në një klimë tensioni që ekzistonte’’, theksoi Kempf.
Zgjidhjet po shkojnë në drejtimin e duhur, por përsëri mbetet pak skepticizëm./ /os/ a.jor.















