Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Maas: Europa ka peshë kur është e bashkuar

BERLIN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ –  Kemi parë se nëse Europa është e bashkuar, atëhere ajo ka peshë, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në lidhje me takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Bashkimit Europian, Juncker ka lënë të kuptojë se nuk kanë rëndësi germat e mëdha në Twitter (Trump shkruan me germa të mëdha në Twitter – shën. përkth.), por zgjidhjet e dobishme në interes të dy vendeve.

Presidenti i Konfederatës së Industrisë së Gjermanisë, Dieter Kempf, ka deklaruar se “spiralja e vendeve të tregtisë transatlantike’’ në këtë moment është ndalur.

‘’Gatishmëria e SHBA-së dhe BE-së për trajtimin dhe zvogëlimin e barrierave transatlantike është një shenjë e rëndësishme zbutjeje në një klimë tensioni që ekzistonte’’, theksoi Kempf.

Zgjidhjet po shkojnë në drejtimin e duhur, por përsëri mbetet pak skepticizëm./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version