LONDËR, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – ”The Independent”, gazetë historike britanike filoeuropiane, e publikuar vetëm online, hedh sot idenë e një fushate për një referendum të dytë për Brexit.
”Një votim i dytë popullor është si të ndryshosh pampersin e një bebeje, një punë e pisët, por e nevojshme”, shkruan gazeta.
Ideja e një referendumi të dytë, tashmë e mbështetur nga një platforma e aktivistëve proBE dhe nga Partita Liberaldemokrate, është kategorikisht përjashtuar nga qeveria konservatore e Theresa Mayt.
Ndërsa udhëheqësi laburist, Jeremy Corbyn është në favot të zgjedhjeve të parakohshme politike./ /os/ a.jor.













