Ballina Bota

BM – Londra këshillon kompanitë për imigracionin e europianëve pas Brexit

LONDËR, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike publikoi sot një udhëzues me destinacion kompanitë, që ato të ndihmojnë punonjësit e tyre europianë dhe familjet e tyre për të kërkuar të drejtat e tyre menjëherë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Këto mjete didaktike, në formën e dy dokumenteve hyrëse, tre broshura dhe tre postera janë publikuar në internet në faqen e Ministrisë britanike të Brendshme në kuadër të Programit të shtetësisë së BE-së.

“Ky program parashikon t’u mundësojë qytetarëve të BE-së, resident në Britaninë e Madhe, të vazhdojnë të kenë akses në shërbimet publike, të tilla si shërbimet shëndetësore dhe shkollat, për pensionet dhe pensionistët si dhe kombësinë britanike, nëse përmbushin kushtet dhe dëshirojnë ta kërkojnë”, sipas dokumentit kryesor./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVllaznia kërkon trajner në Facebook
Artikulli tjetërKPK përcakton seancat dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë